Përsëritet historia e muajve më parë mes Rusisë dhe Turqisë, por në kahjen e kundërt. Forcat ajrore ruse kanë vrarë tre ushtarë turq, incident i ndodhur në kufirin turko-sirian.
Viktimat ishin pjesë e një operacioni në përpjekje për të çliruar qytetin El-Bab nga i ashtuquajturi Shtet Islamik. Por siç njoftohet dhe nga media botërore, presidenti Putin ka kërkuar falje, duke i konsideruar vrasjet si aksidentale.
Në fakt, Rusia dhe Turqia janë në tabore të ndryshme në Siri, edhe pse teorikisht i bashkon lufta ndaj ISIS-it. Por në rastin rus, ngjan më tepër si një angazhim në ruajtjen e regjimit të Asadit nga çdo kërcënim.
Muaj më parë, mes dy vendeve pati një krizë të paprecedentë, pasi forcat turke ekzekutuan një avion ushtarak rus që u pretendua se po kalonte në qiejt e Turqisë në kufi me Sirinë. Por më pas, dy liderët, Putin dhe Erdogan vendosën paqe mes tyre. /tesheshi.com/