Kreu demokrat Basha u ballafaqua me një rast të pazakontë gjatë turit të tij post-tërmetor në zonat e prekura, pasi një banor i kërkoi jo ulje me Ramën, por bashkërendim me të në të mirë të qytetarëve në nevojë.
“Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike”, i tha qytetari njeriut që drejton opozitën, gjatë një prezence të këtij të fundit në lagjen 17 të Durrësit.
“Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë”, iu përgjigj Basha.
“E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karrigen tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë”, vijoi arsyetimin e vet Basha. /tesheshi.com/