27 vjet pasi e quajti nacionalçlirimtaren si “luftës civile”, kryeministri Rama e ka vlerësuar atë nën dritën e aleancës me fuqitë e boshtit, gjë që i dha Shëipërisë pozitën e privilegjuar të të qënit në krah të fituesve, por më pas me çmimin e shtrenjtë të vendosjes së komunizmit.
Duke folur para veteranëve në një ceremoni kushtuar 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit, Rama e nënvizoi fort këtë fakt.
“Në këtë përvjetor kemi akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e drejtpërdrejtë të asaj fitoreje të rëndësishme, që na bëri nderin e paçmuar të të qenit e një populli që u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Rama.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte akoma më patetike kir tha se “sot është dita për të kujtuar dhe nderuar të gjithë veteranët, të cilët bënë të mundur lindjen e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur. Falë tyre ne sot kremtojmë më krenarë se kurrë”, tha gruaja e emëruar nga Rama, për të drejtuar ushtrinë shqiptare.
Kujtojmë se Rama ishte ndër të parët zëra publikë në fillim të ’90-ës, që nën emrin e anti-komunzmit, e quante luftën nacionalçlirimtare si “luftës civile”. /tesheshi.com/