Qeveria forcon kontrollin për makinat e vjetra. Që nga 1 korriku, makinat që kanë norma shkarkimi gazrash jashtë standardeve nuk do ta kalojnë kolaudimin.
Ministria e Transporteve bën të ditur se ulja do të jetë për t’i përputhur normat 100% me ato të Bashkimit Evropian.
Në Shqipëri, poseduesit e automjeteve i kanë në shumicë të prodhimit përpara vitit 2002, kështu që do të penalizohen.
Megjithatë, shumë ekspertë bëjnë të ditur se në shkarkimin e gazrave ndikon edhe cilësia e naftës dhe e benzinës, e cila është totalisht jashtë standardit europian.
Kështu që qeveria duhet ta niste nga kreu, pra, nga karburantet, dhe më pas nga automjetet. /tesheshi.com/