Qeveria e Kosovës ka ndarë 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në Kumanovë. Vetë kryeministri e njoftoi masën në favor të familjarëve të të dënuarve të “Kumanovës” në mbledhjen e qeverisë.
Ai tha se nga 10 mijë euro do t’u takojnë familjeve të të dënuarve dhe të vrarëve të përleshjes së 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.
Paratë do të ndahen nga kategoria e rezervave shtetërore.
Para disa ditësh Gjykata në Shkup, ka dënuar me 746 vjet burgim të akuzuarit në rastin Kumanova, gjatë se cilit kishin mbetur të vrarë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 të tjerë nga grupi i armatosur. /tesheshi.com/