Qeveria e Kosovës duket se e ka kuptuar që e ka të pamundur ta luftojë ekonominë jo formale me mekanizmat që ka. Ajo po përgatitet që t`i joshë bizneset të futen vetë në sistem përmes stimujve dhe masave favorizuese, në mënyrë që të motivohen sipërmarrësit dhe punëtorët që të formalizohen. Sipsa planit të qeverisë, prania e ekonomisë jo-formale është shpesh një dëshmi e rregullimeve dhe burokracive të tepruara, barrës fiskale apo mungesës së hapësirave të kreditimit. Kështu, si formë e joshjes së bizneseve shihet krijimi mundësive të reja të kreditimit, të cilat do të shërbejnë si shtysë për bizneset që të formalizohen, dhe nëpërmjet kësaj të sigurojnë huamarrjen. Në kuadër të masave tjera në këtë drejtim, në sektorët ku ekonomia joformale është e lartë, si ndërtimtaria, do të vendoset një sistem kompleks i mbikëqyrjes së kompanive sa i përket punësimit të punëtorëve, qarkullimit të mallrave ndërtimore dhe kryerjes së punëve ndërtimore. Në sektorin e hotelerisë, do të mbikëqyret dhe krahasohet punësimi i punëtorëve, qarkullimi i të ardhurave dhe i mallrave të përdorura, për të vlerësuar raportimin e drejtë të tatimit. Në sektorin e shërbimeve (avokatët, shëndetësi, kontabilistët, auditorët, zhvilluesit e programeve softuerike, arkitektët, agjencitë e ndryshme, profesionet e tjera shërbyese etj.) do të futen në sektorin formal nëpërmjet një njësie të veçantë të Administratës Tatimore, e cila do t’i mbikëqyrë këto veprimtari./tesheshi.com/
Hi there! Do you know if they make any plugins
to assist with SEO? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing
very good success. If you know of any please share.
Thank you! I saw similar blog here: Wool product