Me nga një deklaratë të lëshuar në të njëjtën kohë, kuptueshëm të koordinuar, SHBA dhe BE kanë çertifikuar zgjedhjet e 30 qershorit.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votav”, thuhet në deklaratën e Uashingtonit.
Gjithashtu, opozitës i kujtohet nëse ka kontekste, të presë Gjykatën Kushtetuese që riformatohet së shpejti.
“Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në deklaratë, ku më tej sillet në kujtesë fakti se SHBA janë krah Shqipërisë.
“Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët”. mbyllet deklarata e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Ndërsa deklarata e BE-së kujton se tashmë të zgjedhurit e rinj të 30 qershorit duhet të nisin nga puna.
“Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit”, u tha në një deklaratë të zëdhënëses Maja Koçijançiç. /tesheshi.com/