Mund të na ketë ndodhur të gjithëve: m’u në fund të intervistës, pikërisht atëherë kur menduam se ia hodhëm, intervistuesi na pyet nëse kemi ndonjë pyetje për të bërë.
Mund të mendoni se është diçka formale thjeshtë për të përcjellë të intervistuarin dhe për t’i treguar se intervista sapo mbaroi dhe kështu të zgjidhni të thoni thjeshtë “jo”.
Mirëpo mendojeni këtë pyetje të fundit si një bonus që mund ta fusni në xhep nëse dini ta shfrytëzoni si mundësi.
Ja pra dhe pyetja që mund të bëni:
“Në fakt po: cili ka qenë për ju eksperienca më fantastike që keni kaluar në këtë kompani?”
Kjo pyetje që duket si thjeshtë kuriozitet mund të përcjellë një mesazh të rëndësishëm tek bashkëbiseduesi: që ju intereson të dini për natyrën e kompanisë dhe kërkoni një punë intriguese dhe jo të mërzitshme dhe që keni motivim për të qenë një punëtor i ardhshëm. /tesheshi.com/