Një maceje e cila humbi të katër putrat për shkak të ngrirjes, iu instaluan protezat e bëra me një printer 3D.
Dymka, një mace nga Novokuznetsk, Rusi, përveç putrave të saj, gjithashtu humbi bishtin dhe veshët pasi u ballafaqua me temperatura shumë të ftohta, raporton Mirror.
Studiuesit në një klinikë veterinare kryen operacionin dhe i dhanë asaj “putrat” e reja – protezat e titanit të bëra duke përdorur një printer 3D.
Shkencëtarët në Universitetin Politeknik Tomsk kanë dhënë kontributin e tyre duke aplikuar shtresa të fosfatit të kalciumit tek implantet, duke lejuar që ato të montohen në mënyrë të sigurt dhe të minimizojnë rrezikun e infeksionit. /tesheshi.com/