Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë pas deklaratave agresive të vendeve të NATO-s, raporton Reuters.
Sot në mëngjes, Putin foli shkurtimisht në televizion.
Putin e quajti pushtimin rus të Ukrainës “një operacion special për të ofruar ndihmë për republikat popullore të Donbasit” dhe përshëndeti “heroizmin” e forcave speciale ruse që luftojnë në Ukrainë, raporton agjencia France-Presse.
Agjencia Anatolia raporton pretendimet e Kremlinit se delegacioni rus mbërriti në qytetin Gomel të Bjellorusisë për të nisur negociatat me ukrainasit.
Luftimet vazhdojnë ende për Kievin, kryeqytetin e Ukrainës.
Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, tha se nuk kishte ushtarë rusë në qytet dhe se Kievi vazhdon të mbrohet nga sulmet.
Klitschko tha se ushtarët dhe shërbimet e tjera vazhdojnë të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotatorët. /tesheshi.com/