Në një takim që eurokomisioneri Johanes Hahn ka patur me kryeministrin maqedonas Emil Dimitriev në Shkup këtë të enjte, ky i fundit i ka shprehur shqetësimin e ndërhyrjes së Ramës, kryeministrit shqiptar, në debatin e politikës maqedonase.
Mësohet që kreu i qeverisë së Shkupi t’i ketë thënë diplomatit të Brukselit se disa deklarata të politikanëve nga vendet fqinjë nuk kontribuojnë në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Dhe qartazi është kuptuar se fjala ka qenë për Edi Ramën. Ky i fundit arriti të bëjë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe t’u diktojë atyre hartimin e një platforme të përbashkët që do shërbente si kushtëzim ndaj palës maqedonase në bisedimet për krijimin e qeverisë së re.
Dhe është pikërisht kjo platformë që deri diku ka lënë Maqedoninë pa qeveri, e që me gjasë mund ta çojë sërish në zgjedhje. Ndaj dhe pala maqedonase, sidomos kahja e pushtetit, është irrituar me protagonizmin e Ramës duke e denoncuar atë për çdo rast dhe duke e konsideruar “futje hundësh” në çështje të brendshme. /tesheshi.com/