Zyra e Angela Merkel e ka publkuar zyrtarisht takimin me Edi Ramën.
Në njoftimin e faqës zyrtare të Kancelarisë Federale thuhet:
Zëvendëskëshilltarja e Kryetarit të Qeverisë Federale, Ulrike Demmer theksoi në komunikatën e publikuar në sitin zyrtar të Kancelarisë se:
“Kancelarja Angela Merkel do të mikpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama më datën 28 nëntor 2016 nga ora 14:00.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kancelaria Federale do të japin më pas një konferencë shtypi të përbashkët ku do të flasin për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe çështjen e afrimit të Shqipërisë në BE, ku dhe do të jetë fokusi kryesor”.
Po pse është lënë takimi me 28 Nëntor? E ç’bëri 28-a apo ç’bëri 30-ta?
Padyshim që do të ketë qenë Edi Rama që ka propozuar Ditën e Festës Kombëtare për të përcjellë një mesazh nga kancelarja e fuqishme gjermane. Por pranimi i Merkel për “t’u përdorur” – në këtë rast është banale të thuhet kështu – tregon se edhe ajo e ka konsideruar të përshtatshme të japë një mesazh politik për shqiptarët.
Nëse do të donte për të mos u keqkuptuar, vetë Kancelarja, natyrisht protokolli i saj mund të zgjidhnin kur të donin një datë tjetër për takimin.
Por vetëm fakti se është caktuar 28 Nëntori, kemi të bëjmë me një sinjal politik ku Angela Merkel me Edi Ramën do të përcjellin një mesazh të veçantë në një ditë të veçantë.
Dhe mesazhi më i pritshëm tani natyrisht është hapja e negociatave.
Dhe zonja Merkel e di mirë se ajo nuk mund të sulmohet nga opozita, aleate e saj në PPE siç bëhet me zonjën Romana Vllahutin apo edhe me Frederica Mogherinin.
Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politike të Shqipërisë që Festa Kombëtare të përcillet nga një kryeqytet i një vendi të fuqishëm siç është Gjermania.
Padyshim, të gjitha këto janë sinjale; dhe për të pare, se çdo të thotë konkretisht Kancelarja duhet pritur dita e hënë kur shqiptarët janë pushim e do të mbyten nëpër sheshe dhe bulevarde të mbështjellë me flamuj e shalla në një zallamahi patriotizmi turbofolk.
Ndërsa një gjë do të jetë ndryshe dhe e garantuar këtë vit: nuk do të ketë garë se kush do ta ngrejë flamurin në Vlorë!
Presidenti Nishani e ka rrugën e lirë…
/tesheshi.com/