Revista Travel publikoi një listë të vendeve evropiane që ofrojnë cilësinë më të mirë të jetës, me theks të veçantë në balancën midis detyrimeve të biznesit dhe atyre private.
Në krye të listës është Luksemburgu, ndërsa Austria dhe Danimarka zuri vendin e dytë dhe të tretë.
Lista është krijuar në bazë të kritereve të tilla si kohëzgjatja e pushimeve, numri mesatar i orëve të punës, cilësia e gjumit, jetëgjatësia dhe kënaqësia e përgjithshme e jetës.
Luksemburgu është i pari falë standardit të lartë të jetesës dhe përfitimeve interesante për punëtorët. Sistemi që u siguron punonjësve të moshuar ditë shtesë pushimi vjetor është veçanërisht i rëndësishëm – punëtorët mbi moshën 55 vjeç gëzojnë mesatarisht 36 ditë pushimi me pagesë në vit.
Paga mesatare në vend është rreth pesë mijë euro, dhe më shumë se dy të tretat e banorëve posedojnë automjet, gjë që flet më tej për stabilitetin e tyre financiar. Edhe pse ka vetëm 600,000 banorë, Luksemburgu është bërë sinonim i cilësisë më të lartë të jetës në Evropë.
Austria dhe Danimarka ndajnë karakteristika të përbashkëta që i bëjnë ato vende të dëshirueshme për të jetuar dhe punuar – minimumi 25 ditë pushim vjetor dhe kushte të rregulluara mirë të punës.
Nga ana tjetër, interesant është fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fund të listës, në vendin e 87-të. Shkak për këtë është mungesa e pushimit vjetor të garantuar me ligj, gjë që shkakton pakënaqësi dhe stres te shumë punonjës.
Kjo listë është një kujtesë e rëndësisë së balancës punë-jetë, me Evropën që vazhdon të udhëheqë rrugën në ofrimin e kushteve që mundësojnë një jetë të gjatë dhe cilësore. /tesheshi.com/