Fjalimi më i qetë shpërndan më pak viruse përmes ajrit, duke zvogëluar përhapjen e tij, e cila mund të jetë e rëndësishme në hapësirat e brendshme me rrezik të lartë siç janë spitalet ose restorantet gjatë një pandemie koronavirus, kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë.
Ulja e vëllimit me vetëm gjashtë decibel në fjalimin mesatar mund të ketë të njëjtin efekt në parandalimin e përhapjes së virusit si dyfishimi i ventilimit të dhomës, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë.
“Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë që autoritetet e shëndetit publik duhet të marrin në konsideratë futjen e” zonave të qeta” në dhoma me rrezik të lartë të tilla si dhomat e pritjes në spitale ose në restorante dhe bare-rostiçeri”, shkruajnë ata.
Në korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përshkroi mundësinë që koronavirusi të përhapet me aerosol në situata të tilla si këndimi koral ose gjatë ushtrimeve në palestra dhe restorante.
Grimcat mikroskopike që shpërndahen gjatë të folurit janë mjaft të mëdha për të mbajtur grimca aktive të virusit, kanë treguar hulumtimet. Rritja e vëllimit me 35 decibel, që është ndryshimi midis pëshpëritjes dhe britmës, lëshon 50 herë më shumë grimca.
“Jo të gjitha mbylljet janë të njëjta kur bëhet fjalë për përhapjen e virusit aerosol”, tha autori kryesor i studimit William Ristenpart.
“Një klasë e mbushur me njerëz, por e qetë është shumë më pak e rrezikshme sesa një lokal karaoke ku nuk ka shumë njerëz, pasi këta të fundit i bërtasin njëri-tjetrit për shkak të muzikës së lartë ose ata këndojnë me zë të lartë”. /tesheshi.com/