Numri 2 i PS-së, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, tha se SPAK duhet t’u shkojë deri ën fund përgjimeve të Ndragheta-s, ku përflitet dhe për implikime të mundshme apo të aluduara me zyrtarë shqiptarë.
“Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje që po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.
“Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë”, shtoi figura e lartë e mazhorancës në një prononcim për mediat, pas një mbledhjeje të shtabit elektoral në selinë e PS.
Aty, Balla komentoi dhe fushatën e përzgjedhjes së kandidaturave deputetevë nëpërmjet një praktike vetëaplikimi dhe më pas kon kurimi, ku tha se prej aty, në parlament mund të jenë dhe fermerë apo mësues.
“Jam krenar që kemi përmbyllur platformën “Deputeti që duam”, ku u dhamë mundësi profesionistëve, mësues e deri fermerë, që të konkurrojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup shumë të mirë që kanë vendosur të jenë me ne, kjo ka qenë një pikë e diskutimeve të sotme”, theksoi nr.2 i mazhorancës. /tesheshi.com/