Presidenti serb Vuçiç i ka shprehur drejtpëdrejt mirënjohje homologut rus Putin, në atë që në mediat boshnjake është konsideruar si provokim.
“Populli serb, kurrë nuk do të harrojë atë që bëri Putin në vitin 2015, kur Rusia vuri veton ndaj një rezolute britanike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës serbët duhet të konsideroheshin një komb gjenocidal”, tha Vuçiç, duke iu referuar masakrës së Srebrenicës. Siç dihet, politika zyrtare serbe e jo vetëm, nuk e pranon si genocid atë që konsiderohet si “krimi më i tmerrshëm në Europë” pas Luftës së Dytë Botërore.
“Putini është udhëheqësi i më i rëndësishmi për Rusinë. Ai e ngriti Rusinë, mbrojti dinjitetin e saj, por edhe interesat vitale të popullit serb”, tha Vuçiç, gjatë një ceremonie ku ai dhe Serbia u nderuan me Urdhrin “Aleksandër Nevski”. /tesheshi.com/