Në një përplasje të ashpër me Beogradin, presidenti malazez e ka sfiduar politikën serbe duke thënë se do vizitojë Srebrenicën në 25-vjetorin e masakrës.
“Unë do të vij në Srebrenicë për 25-vjetorin e gjenocidit”, tha njeriu i cili këto kohë po hahet me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe me një pjesë të politikës së Beogradit.
Shkak është bërë Ligji për Fenë, të cilin serbët e kundërshtojnë fuqimisht, Kisha dhe politika bashkë.
Gjukanoviç tha se e njihte genocidin e Srebrenicës dhe e kishte detyrim përkujtimin e viktimave të tij.
Vetë Mali i Zi u shpëtoi luftrave në ish-Jugosllavi, por së fundi hije të saj janë shfaqur pikërisht nga reagimi i ashpër serb ndaj Ligjit të Fesë. /tesheshi.com/