Ka filluar grumbullimi i protestuesve të opozitës drejt oborrit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Nga aty protestuesit do të nisen drejt sheshit ‘Skenderbe’, ku do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit e Komunave me shumicë serbe, dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.
Protestuesit po vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës, pas thirrjes së tri partive opozitare për të protestuar për rrëzimin e qeverisë Mustafa-Thaçi./tesheshi.com/