Ajo ishte në ballë të protestave pro lirisë në kushte pandemie, një lloj “Greta Thunberg” e këtij konteksti të ri shoqëror në SHBA dhe gjithë botën, por në fund virusi e ka kapur dhe vetë atë, duke e infektuar.
Audrey Whitlock, ishte ajo e cila ka organizuar e udhëhequr protesta masive kundër masave izoluese në Karolinën e Veriut.
Por së fundi ajo rezultoi dhe vetë pozitive. Televizioni lokal WNCN raporton se ajo është një aktiviste që ka protestuar dhe po bën fushatë kundër masave pandemike, për të cilat thotë se shkelin liritë themelore dhe kushtetuese të Amerikës.
Pasi mësoi se ishte infektuar, Whitlock fajësoi mediat sociale për dështimin për të luftuar virusin në rrjetet sociale.
Guvernatori Roy Cooper ka zgjatur fushatën Stay Home deri në 8 maj dhe shkollat nuk do të hapen deri në gusht. /tesheshi.com/