Rreth 200,000 njerëz, sipas vlerësimeve të policisë, morën pjesë të shtunën në Barcelonë në një protestë kundër gjyqit të 12 zyrtarëve katalanas, të akuzuar për përpjekje në shkëputjen e krahinës spanjolle në tetor 2017.
“Vetëvendosja nuk është një krim”, ishte parrulla kryesore në protestë.
“E gjithë kjo është shumë e trishtuar. Ky është një gjykim politik, me bazë manipulimin, në mënyrë që të dënohet diçka që nuk është aspak një krim”, tha Jezusi Rodriguez, president i grupit “Casteller”që mbron traditat dhe simbolet kulturore të krahinës .
Protestuesit të veshur blu-kuq-verdhë, pra me flamurin e Katalonjës separatiste, përcollën mesazhin “Liri për të burgosurit politikë”. /tesheshi.com/