Banorë të Laknasit në Bashkinë e Kamzës janë ngritur në protestë, pasi nuk lejojnë shpyllëzimin e një hapësirë afër tyre ku dotë ngrihet një stallë dhe thertore derrash. Të keqen e kanë me ish-kryebashkiakun Xhelal Mziu, pasi lejen e ka dhënë pikërisht ai, e kjo, siç pretendohet prej tyre, pak ditë para 30 qershorit.
Hapësira ku është planfikuar të ndërtohet stalla dhe thertorja quhet “Plepat e Brukës”, e banorët thonë se doe mbrojnë me gjak atë.
“Të gjithë bota duan pyjet, këta duan stallë derrash..”, “Ne do ta mbrojmë me gjakun tonë. Këtu na keni. Policia të marri makinat me gjithë punëtorë e të iki”, ishin disa nga frazat e inatosura të protestuesve.
“Xhelali i ka bo letrat. Sot të vijë Xhelal Mziu këtu. Xhelali të shkoje ta bojë thertoren në lum tjetër”, thonin ata ndër të tjera.
Ndërkohë, ata presin një urdhër anollimi nga kryebashkiaku i ri Rakip Suli, i cili, siç thonë ata, ua ka premtuar këtë gjë.
Ndërkohë, një i afërt me pronarët e investimit, thotë se bëhet fjalë për një investim serioz. “Ne kemi hartuar gjithçka dhe s’ka pas pretendime nga populli. Çohen të gjithë sot dhe vijë ulen aty. Ne kemi fol me banorët, me 2-3 persona, por nuk kanë pasur pretendime. Këtu nuk po ndërtohet ndonjë biznes për ndotje të terrenit, por është për agroturizëm. Ne kemi zbatuar të gjithë procedurat që ka shteti. Jemi pajisur me të gjitha dokumentacionet dhe i kemi vënë në dijeni. Lejen e kemi marrë nga ish-kryetari dhe me kryetarin aktual kemi biseduar”, tha ai. /tesheshi.com/