Një çisternë u fut mes protestuesve në autostradën ndërshtetërore në Minneapolis, por askush nga pjesëmarrësit nuk u dëmtua, shkruan Reuters.
Shoferi më pas doli nga kamioni dhe u rrah nga protestuesit, tha një dëshmitar.
Sipas CNN, Bogdan Vechirko është shoferi i çisternës dhe ai u arrestua me akuzën e sulmit..
Vechirko përfundoi në spital me lëndime të vogla pasi protestuesit e nxorrën atë nga kamioni.
Kujtojmë, protestat nëpër SHBA kanë vazhduar për gjashtë ditë pas vdekjen brutale të një afro-amerikani, fyti i të cilit ishte i shtypur nga një oficer policie i bardhë me gjurin e tij. /tesheshi.com/
https://youtu.be/Rq8IrJ7Jznw