Një ditë para protestës së paralajmëruar të shoqërisë civile kundër ligjit të importit të mbetjeve, ambasada amerikanë në Tiranë u ka lëshuar një thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë, për të qenë të kujdesshëm të shtunën, gjatë orëve që do zhvillohet protesta
Më konkretisht, kjo ambasadë kërkon që ata mos ecejaken pikërisht në akset rrugore ku do ketë protestues.
“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00. Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime”, thuhet në njoftim.
Kjo është një praktikë rutinë në fakt e çdo ambasade amerikane ne çdo vend në rast protestash. Kështu që dhe tek ne, në çdo rast kur ka të tilla të cilat kanë masivitet dhe janë të natyrës politike apo më sensitet të lartë për llojin e çështjes për të cilën protestohet, ajo kujdeset për shtetasit amerikanë duke iu kujtuar që të jenë vigjilentë. /tesheshi.com/