Kreu demokrat Basha përcolli një tjetër mesazh për protestën e paralajmëruar të së hënës, duke ftuar njerëzit që t’i bashkangjiten asaj.
“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, shkruan Basha.
Protesta pritet të zhvillohet në të njëjtën orë që parlamenti do të ngrejë një komision hetimor për presidentin Meta, e ndërkohë do përbëjë një test përkrahjeje të pas 30 qershorit. /tesheshi.com/