Protesta e sotme e opozitës në Tiranë, ka promovuar dhe një organizëm brenda rradhëve të saj, të ashtëquajturin “Korpusi Azem Hajdari”.
Ata janë një grup të rinjsh veshur me xhupa të zinj e po ashtu me flamuj të zinj, që ende nuk dihet se ç`përfaqsojnë realisht dhe detajisht si frymë opozitare.
Me emrin e Azem Hajdarit ka qenë vetëm një tip shoqate e krijuar pas vrasjes së tij, e cila nuk ndërrmori ndonjë aksion politik dhe nuk iu ngjiz kurrë Partisë Demokratike.
Ajo shkoi deri në ngritjen e ndonjë busti të “heroit të Dhjetorit”, siç ishte ai në Memaliaj, që më pas dhe dëmtua në lëndë plasëse, derisa u tret në kohë.
Ndërsa kreu i asaj shoqatë, Marian Gryka, është pozicionuar së fundi kundër liderit demokrat, Sali Berisha, duke e akuzuar dhe si të implikuar në vrasjen e ish-deputetit demokrat. /tesheshi.com/