Opozita po organizon protestën e saj të paralajmëruar para godinës së parlamentit.
Kjo e fundit u rrethua me tela një natë më parë nga policia, pas paralajmërimeve për tentativë dhune, sipas një skemë të aluduar se mund të sulmohet godina ligjvënëse. Për këtë arsye, kryeparlamentari Ruçi anulloi seancën e së enjtes.
Protesta vijon me deklarimet e deputetëve, të cilët nga një podium në mes të turmës, përjellin mesazhe politike me lejtmotivimin e djegies së mandateve në emër të tyre.
Në fjalën e tyre ka patur dhe fraza ekstreme, siç ka qenë ajo e deputetes së LSI-së Florinda Kërpaçi, e cila tha se “të rinjtë dhe të rejat do të të tërheqin zvarrë” (Ramës). /tesheshi.com/