Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Historia e Sadikut, myslimanit që mori frenat e Londrës

by te Sheshi
07/05/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/ Historia e Sadikut, myslimanit që mori frenat e Londrës

Fitorja e Sadiq Khan-it në garën për kryetar të bashkisë së Londrës, nuk po rresht së analizuari nga e gjithë mediat botërore.

Juristi laburist është heroi i ditës dhe aktualisht njeriu më i famshëm i tokës. Është lajmi vetë. Kjo, jo vetëm për faktin që është kryebashkiaku i parë mysliman në Europën Perëndimore, por për faktin se ai fitoi garën përballë një milioneri, bir i një miliarderi; ndërkohë Sadiq Khan arriti majat e politikës duke qenë njëri nga 8 fëmijët e një shoferi autobuzi urban në kryeqytetin britanik.

Por kush është Sadiq Khan, njeriu që mediat londineze thonë që ka gjasa të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

LONDON, ENGLAND - MAY 04:  Labour's London Mayoral candidate Sadiq Khan and member of Parliament for Tooting walks through East Street Market in Walworth on May 4, 2016 in London, England.  Londoners will go to the polls tomorrow to vote for Mayor Of London with Labour's candidate expected to beat Conservative Party rival Zac Goldsmith to the position.  (Photo by Rob Stothard/Getty Images)

Gjyshi i tij iku nga India, pas tmerrit të luftës civile dhe persekutimit të myslimanëve nga mazhoranca hindu. Ai ishte një nga milionat e themeluesve të shtetit të Pakistanit.

Babai i tij u largua nga Pakistani dhe u vendos në Londër për një jetë më të mirë, ku rriti plot tetë fëmijë.

Historia e Sadiq Khan, 45-vjeçar,  tashmë qytetari numër një i Londrës duket se është pjesë e një romani klasik të viteve ‘800, kur një djalosh i varfër ngjitet në majë në një botë të re, outsider-i që triumfon kundër të gjitha parashikimeve.

Ai mund të bëhet fotografia e Anglisë, madje edhe të Europës së shekullit të 21: shenja që globalizmi, emigracioni dhe demokracia prodhojnë progres.

Integrimi dha një provë se mund të prodhohen histori njerëzore si ajo e Sadiq-ut.

“Dua të jem kryebashkiaku i të gjithëve”, ka përsëritur gjatë gjithë fushatës elektorale.

“Ndjehem mysliman, britanik, laburist, bashkëshort, baba dhe tifoz i Liverpulit”, është formula që prezantohet.

“Janm pro biznesit dhe pro Bashkimit Europian”, ka thënë në një intervistë pak kohë më parë”, në la Repubblica, ku nënvizoi që duhet të kesh këto ide që të drejtosh një metropol si Londra.

Ka qenë një udhëtim i gjatë ai që e ka sjellë në City Hall, bashkia londineze në këmbët e lumit Tamiz, përballë Kullës Bridge.

Gjyshërit e tij lanë Indinë në vitin 1947 pas ndarjes së Indisë, pasojë që solli pavarësia nga Britania e Madhe, proces që ndodhi me dhunë e urrejtje ndërfetare. Ata preferuan të jetojnë në Pakistan në mes të myslimanëve. Babai i tij i ndjerë, Amanullah Khan, emigroi në Londër, dy vjet pasi lindi Sadiq Aman (ky është emir i tij komplet, por Khan është një idiomë indiane) në vitin 1970.

Familja e tij(prindërit dhe 8 fëmijët, ndër të cilët 7 djem dhe një vajzë), banoi për vite në Earlsfield, periferia e kryeqytetit britanik, në një shtëpi të dhënë me qera nga bashkia, të ashtuquajturat shtëpi popullore që u jepeshin të varfërve.

Babai ishte shofer autobuzi, mamaja rrobaqepëse. “Jam rritur duke parë familjet time duke punuar vazhdimisht dhe kam ndjekur shembullin e tyre. Që i vogël bëja çdo lloj pune që gjeja. Shpërndaja gazeta, laja makinat e komshinjve, verës i jepja një dorë në një kantier ndërtimi.”

Familja Khan i dërgonte rregullisht para pjesës tjetër të familjes në Pakistan. “Sepse ishim më mirë se ata”, kujton ai.

Ka studiuar shkollat shtetërore falas, normalisht jo kolegjet provate të shtrenjta të cilat kanë frekuentuar David Cameron, Boris Johnson dhe Zac Goldsmith, rivali i tij në sfidën për t;u bërë kryebashkiaku i Londrës. Në fillim mendoi të regjistrohet në fakultetin e Mjeksisë për t’u bërë dentist, por më pas,një mësues e këshilloi të regjistrohet në Juridik, ngaqë admironte kapacitetin e tij për të argumentuar, por edhe i influencuar nga seriali amerikan “L.A. Law” (Avokatët në Los Angeles). Të lartën e kreu në shkollën e lartë shtetërore University of North London. Pasi mori diplomën dhe titullin “solicitor” (quhet në Angli avokati që nuk mbron në gjykatë), u specializua për të drejtat njerëzore. Ka fituar çështje kundër dhunës së policisë, diskriminimit në punë, por edhe të drejtat e të burgosurve.

Në ndërkohë ka lindur interesi i tij për politikë, në fillim kur u zgjodh si këshilltar bashkiak në një nga zonat periferike të Londrës, e më pas kandidoi në Parlament, ku qëndroi për dy legjislatura, duke nisur nga viti 2005, në radhët e Partisë Laburiste.

Konsiderohet një socialdemokrat i moderuar dhe ka qenë pjesë e qeverisë së Gordown Brown si zv/ministër i Transporteve.

Ka raporte jo të mira me liderin aktual laburist, Jeremy Corbyn, pasi janë të ndarë në këndvështrime: Sadiq është më në qendër, ndërsa Corbyn ndodhet majtas.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të Londrës, nuk e lejoi kryetarin e tij që të dalin në fushatë së bashku.

Në Londër premton të luftojë kundër hendekut të madh ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, për ndërtimin e më shumë shtëpiave për klasën e mesme por edhe shtimin e sigurisë.

Është martuar me Saadiya Ahmed, avokate, edhe ajo me origjinë nga Pakistani. Kanë dy vajza, 17 dhe 15 vjeç.

Kjo është historia e Sadiq Khan, kryebashkiaku i parë mysliman për qytetin më të madh të Europës.

Një histori e gjatë por që sapo ka filluar dhe kushedi ku do të çojë. Integrimi tashmë është receta më e mirë ndaj dhunës dhe urrejtjes.

 Përgatiti: Ylli Pata- /tesheshi.com/

Related Posts

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë
Bota & Rajoni

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
Kallëzim për ministrin belg: duhet të përgjigjet për komentet antimuslimane

Kallëzim për ministrin belg: duhet të përgjigjet për komentet antimuslimane

Ju pëlqejnë këto ushqime? Nuk janë aspak të ngrënshme (foto)

Ju pëlqejnë këto ushqime? Nuk janë aspak të ngrënshme (foto)

Njihuni me “të fortët” e veriut të Kosovës; tashmë e bëjnë ligjin dhe me karroatreca

Njihuni me “të fortët” e veriut të Kosovës; tashmë e bëjnë ligjin dhe me karroatreca

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni