Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Hashim Thaçi: Shndërrimi i “gjarprit” nga aktivist i majtë në politikan të djathtë

by te Sheshi
26/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
PROFIL/ Hashim Thaçi: Shndërrimi i “gjarprit” nga aktivist i majtë në politikan të djathtë

Nga Yll Pata

Hashim Thaçi, i cili në luftë ka pasur nofkën “gjarpri”, është politikani që ka dominuar skenën politike të Kosovës pas të ndjerit Ibrahim Rugova, duke u renditur aktualisht në njeriun më me peshë në vend.

Dialektika e ndesh natyrshëm si një kandidat të mundshëm për President të Kosovës, ku Thaçi ka shpallur se do ta provojë sot veten. Por realisht a është Hashim Thaçi një njeri që përbashkon të gjithë opinionin publik të Kosovës apo shumicën dërmmuese të tij?

Në fakt, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, nga njeriu që përkrahej nga pjesa e elektoratit që votonte partinë e tij apo krahun e luftës, sot është kthyer në politikan kontraversiv që kundërshtohet ndoshta edhe më shumë nga ish-miqtë e tij që ishin bashkë ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi pret ta votojnë për kryetar shteti deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç PDK-ja ka bërë në 2001-shin dhe 2007-n me dy president të tjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovën dhe Fatmir Sejdiun. Por vetë brenda grupit të LDK-së ka shumë parlamentarë që kanë shpallur votën kundër.

Po cila ka qenë rruga e gjatë politike e Hashim Thaçit në politiën e Kosovës?!

Profili

Emri i 48-vjeçarit nga  Buroja e Drenicës bëhet i njohur në opinionin publik kur ai ishte student i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, pikërisht në fundin e viteve ‘80. Aty ai bëhet organizatori dhe drejtuesi i lëvizjes studentore që u ngrit kundër heqjes së Autonomisë së Kosovës nga ana e pushtetit të Sllobodan Millosheviçit, i cili dërgoi ushtrinë dhe tanket në të gjithë Kosovën.

Emri i tij shënohet me të kuqe dhe që prej vitit 1990 kohë kur Hashim Thaçi kalon në ilegalitet. Largohet në Zvicër dhe bëhet anëtar i Lidhjes Popullore të Kosovës, organizimi klandestin i së majtës që ndryshe nga LDK-ja e Rugovës që deklamonte rezistencën paqësore, shpalli luftën e armatosur ndaj pushteti serb.

Hyn disa herë në Kosovë dhe krijon lidhjen me grupin e armatosur të Drenicës  që drejtohej nga Adem Jashari dhe vëllai i tij, Hamza. Në vitin 1993 policia serbe dështon ta arrestojë pasi e pikasi në Drenicë. Në vitin 1997, aktiviteti ushtarako-guerik i Hashim Thaçit arrin një kulm kur sulmon stacionin policor të Drenasit si për “të inaguruar” daljen në skenë të një formacioni të armatosur politik që më vonë do të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Pikërisht për këtë aksion dënohet me 10 vjet “burg në mungesë”, dënim që do t’i kushtonte edhe më vonë kur do të kishte probleme në lëvizjen tashmë si udhëheqës i Kosovës.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që drejtohej nga Azem Syla e emëroi Thaçin si kreu i Drejtorisë Politike të UÇK-së. Më këtë rol, Thaçi nis kontaktet e para me përfaqësues të Perëndimit deri në Konferencën e Rambujesë ku do të shënojë dhe zenithin e tij politik.

Në konferencën ndërkombëtare për Kosovën, të gjithë anëtarët e delegacionit që kishin ardhur nga Prishtina me kërkesën e amerikanëve dhe propozimin e Veton Surroit, e shpallën Hashim Thaçin si kryetar i delegacionit të Kosovës.

Në moshën 29-vjeçare, Thaçi në atë kohë do të mbante në shpatulla vendimin e firmosjes së marrëveshjes që nuk jepte pavarësi për Kosovën por bëntë një gjë që do të ishte historike: Largimin e të gjitha, të gjitha(ishte shkruar dy herë) trupave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Pas Rambujesë, Hashim Thaçi bën veprimin e tij të parë politik sektar. Shpall veten kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, si vazhdim i një qeverie në ekzil që kishte ngritur para marrëveshjes së Rambujesë.

Qeveria e tij nuk do të njihet nga Ibrahim Rugova, por as nga një pjesë e ndërkombëtarëve.

Kur në Prishtinë vendoset administrata ndërkombëtare e UNMIK-ut, “Qeveria e Përkohshme” e Thaçit vepron si strukturë klandestine ku u shënuan edhe akte që do të krijonin problemin e parë të tij të madh me Kosovën.

Hashim Thaçi krijon Partinë Dekokratike të Kosovës, në fillim si një forcë politike të majtë ku kërkon edhe hyrjen në Internacionalen Socialiste. Në këtë kohë do të shënohet dhe shiizma e parë brenda ish-komandantëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj, komandanti gjëmëmadh i Zonës Operative të Dukagjinit do të përplasej me drenicakun dhe do të themelonte Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në zgjedhjet e para në Kosovën e çliruar, ato vendore të tetorit 2000, partia e Thaçit merr një numër të vogël komunash. Pra pëson disfatë. Ibrahim Rugova mbizotëronte me mitin e tij në Kosovë. Dy vjet më pas zhvillohen zgjedhjet parlamentare ku sërish Thaçi humb por ndërkombëtarët ndërmjetësojnë një marrëveshje politike me LDK-në. Ibrahim Rugova do të zgjidhej President dhe Bajram Rexhepi nga PDK-ja kryeministër.

Por ky pakt nuk do të zgjaste shumë. Rugova pas dy vjetësh bën pakt me Ramush Haradinajn, të cilin e bën kryeministër.

Thaçi nis e ndryshon totalisht konceptin e PDK-së duke e shpallur nga e majtë në një forcë politike të qendrës së djathtë dhe kërkon anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane.

Sulmon LDK-në dhe Haradinajn duke u afruar me ndërkombëtarët. Së bashku me LDK-në merr pjesë në negociatat për pavarësinë e Kosovës që udhëhiqen nga Marti Ahtisari, e në Prishtinë ekipi ishte zgjedhur nga të gjitha forcat politike.

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në janarin e vitit 2006, Hashim Thaçi bëhet figura politike më e rëndësishme e skenës politike. Në nëntorin e vitit 2007 fiton zgjedhjet parlamentare duke habitur të gjithë pasi arriti shifrën që kishte marrë deri atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Emërohet kryeministër i Kosovës për herë të parë dhe i bie fati që të jetë kryetari i parë i qeverisë së Kosovës së Pavarur më 17 shkurt 2008.

Dy vjet më pas do të fitonte sërish zgjedhjet parlamentare por me shumë kontestime. Zgjedhjet u ripërsëritën në disa zona. Zgjidhet sërish kryeministër në vitin 2011 ku lidh koalicion me partinë e Behgjet Pacollit me të cilin qeveris deri në vitin 2014.

Në këtë kohë, pushteti dhe influenca e tij kishin arritur kulmin. Kundër tij bëhet një koalicion shumë, po shumë i madh, më i madhi i krijuar deri në atë kohë. PDK pëson shiizmën e radhës dhe largohen Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi si dhe një numër figurash të rëndësishme themeluese. Thaçi fiton zgjedhjet por jo shumicën për të qeverisur. Pas një lëvizjeje mjeshtërore, natyrisht edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve i ofron Isa Mustafës rolin e kryeministrit dhe vetëm bëhet zv/kryeministër dhe shef i diplomacisë, me klauzolën se sot ai do të zgjidhej President, post të cilin Mustafa ia premton, por a do ta mbajë?!

Hashim Thaçi nuk mbahet as si një ekspert i njohur në një fushë të caktuar por as ndonjë orator i sprovuar. Fjalori i tij politik nuk është shumë i pasur, por është mjeshtër i “shahut politik” dhe nga analistët cilësohet si një njeri që bën pak ose aspak gabime. Ka ekspertizë ndërkombëtare të fuqishme këshillimi dhe prej vitesh Thaçi këshillohet dhe mbështetet me lobim nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Pritet edhe iPhone 5SE, mund të jetë kështu (foto)

Pritet edhe iPhone 5SE, mund të jetë kështu (foto)

Haradinaj në protestë: Kosova shkon në zgjedhje më 7 mars

Haradinaj në protestë: Kosova shkon në zgjedhje më 7 mars

PD: Të përjashtohet nga Kuvendi deputeti Edi Rama, shau me fjalë të pista

PD: Të përjashtohet nga Kuvendi deputeti Edi Rama, shau me fjalë të pista

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni