Sociologu e njëherësh komentatori politik, prof. Fadil Maloku, ka trajtuar shkurt skeçin e shumëpërfolur të të ashtëquajturve Stupca, lidhur me disa ish-krerë të UÇK-së duke u vënë në lojë për motivin se pse ishin përfshirë në luftë.
Për prof. Malokun, në këtë rast nuk ka pse Stupcat të qortohen pasi në rrethana paqeje doli në pah që jo të gjithë ata që veshën rrobën e UÇK-së e kishin patur ideal luftën, çlirimin e Kosovës, prosperitetin e saj në liri.
Ja dhe shënimi i prof. Malokut:
1.Stupcat me skeçin e tyre vetëm sa personifikuan dy ndërgjegje të heshtura dhe munguara të disa luftëtarëve atdhetar… dhe të disa ish-“komandantave” (harbut!), që si në luftë ashtu edhe në paqë, të vetmin qëllim kishin plaçkën, rrenën, mashtrimin… e që qe dy dekada po na sundojnë në emër të luftës!
2.Stupcat portretizuan edhe tipin tjetër të luftëtarit (idealist) të ndergjegjësuar që si atëherë (ishin mish për top!), ashtu edhe sot (e heq të zitë e ullirit!) ishin të margjinalizuar nga sofra…
3.Çështja, është tani…se kush e ka “mizën pas veshi”? Me siguri “komandantat” (harbut!) e jo luftëtarët (mishi për top!) të vdekur me nder dhe ata (atdhetarët) të mbetur gjallë!
/tesheshi.com/