Eshtë bërë gati e pret të miratohet nga parlamenti i dyti komision hetimor për shkeljet e më pas shkarkimin e Ilir Metës si president.
Herën e parë ai “u fal”, duke iu dhënë thjesht një rekomandim.
Po cilët janë ata të cilët do shkojnë me “mendje të ndarë” për ta nxjerrë përfundimisht metën nga selia e kreut të shtetit, me arsyetimin se ka shkelur sërish rëndë Kushtetutën, sidomos me thirrje të dhunshme gjatë fushatës?
Kryetar i këtij komisioni do të jetë Alket Hyseni, nënkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka ndërsa anëtarët do të jenë: Vasilika Hysi, Elna Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Carcani. Ndërsa zëvendësues do të jenë Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi, sipas asaj çfarë raporton TCH. /tesheshi.com/