Në Prishtinë, u mblodh këshilli kombëtar kundër korrupsionit kur marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarë të trupit diplomatik. Presidentja Atifete Jahjaga në fjalën e saj tha se vonesat në rastet e korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.
Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, theksoi në fjalën e tij një konstatim të sondazheve se qytetarët e shohin korrupsionin si pengesën kryesore.
“Lufta ndaj korrupsionit kërkon shumë përpjekje”, tha ai duke shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në këtë betejë. /tesheshi.com/