Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtinë: I qetë manifestimi i opozitës, por Albin Kurti sfidoi hapur policinë

by te Sheshi
28/11/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Prishtinë: I qetë manifestimi i opozitës, por Albin Kurti sfidoi hapur policinë

Nga Blendi Gashi

Saktësisht 50 minuta ka zgjatur protesta e partive opozitare e organizuar në kundërshtim të marrëveshjeve për ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Në fillim të manifestimit është intonuar himni kombëtar, derisa protestuesit brohoritnin “Poshtë Zajednica”, “UÇK, UÇK”, dhe parulla tjera.

Opozita sërish ka paralajmëruar pushtetin se nuk do të ndalen deri në tërheqjen e marrëveshjeve.

Qytetarët gjatë gjithë kohës thirrnin emrat e liderëve opozitarë, derisa masa është ndezur kur në skenëështë paraqitur ish lideri i VV-së Albin Kurti, ndaj të cilit ka fletarrest.

Kurti, elektrizoi masën

Pikërisht, Kurti ka folur mëgjatë se tre liderët opozitës së bashkuar.

Albin-Kurti1-650x358

Ai ka thënë se festat e nëntorin janë lënë në Kosovë si dytësore, duke shtuar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është edhe në të mirë të Evropës. Ai poashtu ka kërkuar lirim e deputetë së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi dhe aktivistëve të VV-së.

Ai ka deklaruar se bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk e cenon Bashkimin Evropian, por e forcon.

“28 Nëntori sivjet në Prishtinë mund ta festojmë vetëm duke protestuar sepse në vend se Qeveria ta bashkojë Mitrovicën apo po e ndan dhe po e na e fal tokën, përmes demarkacionit.Në vend se pas shpalljes së pavarësisë të kemi bashkim me Shqipërinë, kemi bashkim komunash serbe brenda Kosovës. Opozita e bashkuar është garanci se kurrë nuk do ta lejojë zajednicën brenda Kosovës.Me 28 Nëntor protestojmë duke festuar sepse shteti i kapur i Kosovës i ka bërë 28 Nëntor ditë memorialë si festë të rangut të dytë”, ka deklaruar Kurti.

Flamur i Kosovës përveç që nuk është parë në këtë tubim, ai nga Albin Kurti u cilësuar si flamur lara-lara.

Limaj: Referendum ose zgjedhje

​Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i pari e ka marrë fjalën në manifestimin e opozitës.Ai ka thënë se 28 Nëntorin e bëjnë të rëndësishëm Ismail Qemali dhe ditëlindja e Adem Jasharit.

foto 2
“Sot jemi bashkuar qytetarë nga e gjithë vendi pa dallime politike. Dëshirojmë të dërgojmë mesazh me pjesëmarrje fizike kundër marrëveshjeve që cenojnë dhe zvogëlojne territorin e Kosovës. Jemi mbledhur për ta mbrojtur shtetin”, ka thënë Limaj.

Ai ka ftuar Isa Mustafën e Hashim Thaçin që të dëgjojnë zërin e popullit dhe t’i anulojnë marrëveshjet.

“Nëse jo, atëherëë ne kemi kërkesë që të dërgohen në referendum dy marrëveshjet dhe të shkojmë në zgjedhje. Qytetarë, nuk ka asnjë masë represive dhe dhunë që ndal opozitën t’i rrëzojë marrëveshjet”, ka thënë Limaj.

Haradinaj: S’kemi as tokë me falë e as nuk e kemi n’mend me e lanë Serbinë me u kthy

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, fjalimin e tij para qytetarëve, e ka filluar me një varg të poezisë së autorit Ali Podrimaj duke thënë se ‘Kosova është gjaku im që nuk falet’.foto 3

“Shqiptarë kudo ku jemi, urime Dita e Flamurit. Dita e Pavarësisë dhe e Lirisë. Shqiptar e krenar, trim e bujar, i dijshëm e i vyeshëm. Mik, liridashës dhe i respektuar.Me 28 Nëntor, nëpër shekuj i kemi thirrë vetëdijes sonë për fatin tonë si komb. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombasve tanë për liri.“Kosova është gjaku im që nuk falet” – ka thënë Ali Podrimja.Ne jemi evropianë dhe e nderojmë mikun e përjetshëm- Amerikën.Pse Kosova sot është “e përulur dhe e turpnume”, “e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar”. Një Kosovë me kaq shumë potenicale.Pushteti na ka nxjerr në rrugë, se po don me e ba Serbinë zot’ Shpije n’Kosovë. Na ka detyru me përdor gaz, se po don me i falë tokë Malit t’ Zi. Ne i themi Jo, se Kosova asht’ Njo e s’bahet dy.Pushteti po na burgosë e po na i thyen dyert veç me u pajtu me marrëveshjet e tij. Ne i themi Jo. S’kemi as tokë me falë e as nuk e kemi n’mend me e lanë Serbinë me u kthy.Kosovën e kemi çliru bashk me ju e me aleatët. Bashk do ta mbrojmë.Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa. Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ymeri nuk e duam Serbinë në Prishtinë e Malin e Zi në Pejë

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se ata nuk t’i pranojmë marrëveshjet të cilat cenojnë Republikën.Ai ka thënë Isa Mustafa e Hashim Thaçi po përdorin pushtetin për të shtypur opozitën.Ymeri ka thënë se ata nuk do të ndalen se protestuar për të larguar Serbinë nga Prishtina e Malin e Zi nga Peja.foto 4

“Ne nuk do ta pranojmë Zajednicen dhe nuk do të ndalemi. Nuk mund ta pranojmë as Malin e Zi në Pejë.Republika është e jona dhe e qytetarëve, nuk ka shumicë parlamentare që mund të ketë mandatin që të bëjë çfarë të dojë për fatin e vendit, dhe ne do ta parandalojmë këtë sa herë që është e nevojshme”, ka thënë Ymeri.

 VV: Mbi 35 mijë njerëz morën pjesë në manifestim

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi të tubimit të organizuar nga partitë opozitare, ku shkruan se në këtë manifestim morën pjesë mbi 35 mijë qytetarë.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës, saktësisht Policia e Kosovës, ende nuk ka dal me ndonjë informatë lidhur me numrin e pjesëmarrësve në këtë tubim.

/tesheshi.com/

Related Posts

Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Arrestohet për të “n”-tën  herë Albin Kurti, kapet nga policia brenda selisë së VV-së

Arrestohet për të “n”-tën herë Albin Kurti, kapet nga policia brenda selisë së VV-së

Me dron, disa nga fotot më fantastike të realizuara nëpër botë

Me dron, disa nga fotot më fantastike të realizuara nëpër botë

RETRO/ Albin Kurti: Ta kesh burgun si bukën me djath! Ja sa herë është prangosur dhe plasur në qeli, para dhe paslufte

RETRO/ Albin Kurti: Ta kesh burgun si bukën me djath! Ja sa herë është prangosur dhe plasur në qeli, para dhe paslufte

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni