Zv/kryeministri i Kosovës dhe bashkë-kryesues i ekipit negociator për dialog me Serbinë, Fatmir Limajn tha se heqja e roaming-ut midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ndodhë në maj të këtij viti.
Sipas Limajt, “heqja roaming-ut dhe shumë marrëveshjeve të tjera të arritura në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë në rrugën e duhur”.
RTK2 rikujton që Kuvendi i Kosovës ka votuar një rezolutë për heqjen e roaming-ut midis Kosovës dhe Shqipërisë në maj të vitit të kaluar. /tesheshi.com/