Ministri i Rendit Sandër Lleshaj mbrojti veprimet e policisë në ofrët e protestave gjatë prishjes së godinës së vjetër të TK. Duke u akuzuar për ushtrim dhune, Lleshaj avokoi strukturat policore duke i arsyetuar:
“Pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve, 7 policë të gjakosur nga ata që duan të na kthejnë dhe të na vendosin kulturën, ose në thelb anti kulturën. Nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit, pati të ndaluar.
Po, pati se duhet ta kemi të qartë, nëse e kemi vendosur për të jetuar së bashku, ajo që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi i policisë është vepër penale, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë pasojat e këtij veprimi.
Kam dëgjuar që kërkojnë numrat e identifikimit, nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar, nëse kërkoni përgjegjësi penale kërkojeni për drejtuesit e tyre, tek unë, tek drejtori policisë e me radhë, për çfarë ju duhen punonjësit individual, për t’i intimiduar ato”, tha Lleshaj. /tesheshi.com/