Lulzim Basha, kryetar i PD-së, reagoi në lidhje me protestën e banorëve në Shkozë të Tiranës.
Ai shkruan se gjatë fushatës, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj u premtuan banorëve shpronësim sipas tregut, ndërsa tani u jep vetëm bonus për strehim.
“Nxjerrja në rrugë e 150 familjeve në Shkoze, me një të rënë të lapsit, i kalon kufinjtë e mashtrimit, dhe është një krim i vërtetë. Në fushatë ishte Edi Rama që permes mashës së tij në bashki, u premtoi shpronësim sipas tregut.
Pasi ju mori votën ju thotë do ju jap bonus strehimi. Por përtej mashtrimit tipik të Edi Ramës, kemi të bëjmë me një krim, se krim është të përmbysësh jetën e 150 familjeve, burrave e grave, fëmijëve e të miturve, të moshuarve.
Ka vetem një mënyrë për të zbutur këtë drame, shpronësim sipas vlerës së tregut. Ne do ta kërkojmë me ngulm këtë”, shkruan Basha në rrjetet sociale. /tesheshi.com/