Manchester United ka marrë një ofertë të pabesueshme për t’u shitur në çmimin prej 3.8 miliardë paund te princi saudit i Kurorës Mohammad bin Salman, sipas asaj çfarë njoftojnë mediat britanike.
Familja mbretërore saudite, me një vlerë prej 967 milion eurosh, shpreson të bindë pronarët aktualë të United-it, Glasers-at për të shitur klubin para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Oferta e propozuar vjen pasi drejtuesit e klubit legjendar janë parë duke shpenzuar shumë kohë në Arabinë Saudite, shkruan The Sun.
Burime të afërta me familjen Glazers pretendojnë se ata janë kundër shitjes së klubit, por që oferta e madhe mund t’i vendoste ata në pikën e të menduarit.
Pronarët amerikanë i blenë klubin e famshëm në vitin 2003 për 900 milionë euro dhe nëse vendosin të pranojnë ofertën e Bin Salman, Glasers mund të ketë një fitim prej 2.5 milion euro. /tesheshi.com/