Një nga kërkesat kryesore të liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili filloi rebelimin kundër autoriteteve në Rusi, ishte dorëheqja e ministrit të mbrojtjes të vendit, Sergei Shoigu.
Është interesante se, si gjatë dhe pas rebelimit të Wagner-it, Sergei Shoigu as nuk u deklarua dhe as nuk u shfaq në publik.
Yevgeny Prigozhin dhe Shoigu nuk kanë qenë në marrëdhënie të mira që nga intensifikimi i betejës në Bakhmut. Kreu i grupit Wagner e akuzoi se nuk i kishte dërguar municion, ndërsa Shojgu u përgjigj se kjo nuk ishte e vërtetë.
Madje, disa media ruse thonë se pjesë e marrëveshjes mes Putinit dhe Prigozhin, e cila u ndërmjetësua nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është edhe largimi i Shoigu nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
Sigurisht, fokusi i publikut, në periudhën e ardhshme, do të jetë te ngjarjet brenda qeverisë ruse. Largimi i Shoigut nga pozicioni i tij, nëse ndodh, me siguri do të tërheqë vëmendjen më të madhe. /tesheshi.com/