Në komisionin hetimor parlamentar mbi presidentin Meta, ka mbërritur raporti i përfolur, aty ku pretendohet se ka fakte rreth asaj ccfarë ka pohuar kreu i shtetit, djegien e Kuvendit gjatë një prej protestave të opozitës, duke e konsideruar këtë si një ndër arsyet e anullimit të 30 Qershorit.
Raporti sigurisht që nuk është publik, por sipas disa infove gazetareske, siç ka qenë ajo e siguruar nga TCH, bëhet fjalë për grupe paramilitare që do vinin nga Kosova me projektin e djegies së Kuvendit.
Dokumenti është hartuar nga SHISH, që mban pra një vulë institucionale, të një strukture kompetente. /tesheshi.com/