Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ajo e cila ditë më parë befasoi duke përshëndetur muslimançe, “Esselajmu Alejkum”, kësaj here befason duke bërë shqiponjën me duar, simbolin shqiptar të krenarisë kombëtare, duke patur në krah bashkëatdhetarin e tij, ish-presidentin Stipe Mesiç, që njihet si një filoshqiptar i madh.
Nuk ka të dhëna të sakta se ku është shkrepur kjo foto, për ç’rast, por siduket bëhet fjalë për një aktivitet të komunitetit shqiptar në Kroaci.
Edhe në rastin e përshëndetjes “Esselamu Alejkum”, ajo po mbante një fjalim rasti në një aktivitet të komunitetit musliman në vendin e saj.
Kroacia, së bashku me Slloveninë, si dy ish-republika jugosllave, konsiderohen si “Europa” e Ballkanit, për shkak ta standartit të jetesës dhe disa të dhënave të tjera qytetëruese.
Ndërkohë që Kroacia veçohet dhe për faktin se ka qenë gjithnjë pro-shqiptare. /tesheshi.com/