Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxituar të shpreh ngushëllime për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Oslo, ku gjatë natës, në një klub të njohur nate të homoseksualëve, të shtënat nga një person morën disa jetë të atyshme, si dhe plagosën shumë të tjerë.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë, pavarësisë dhe të drejtave të njeriut.
Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në Twitter, një sjellje e qartë, por gjithsesi aspak e detyrueshme dhe krejt e evitueshme konformizmi politik.
Veçon gjithashtu në mesazh fjala “pavarësi” mes fjalëve “liri” dhe “të drejtat e njeriut”, pa u kuptuar se në ç’kontekst është kjo fjalë kur bëhet fjalë për një sulm ndaj homoseksualëve. Ka Norvegjia si shtet ndonjë sfidë pavarësie apo ka komuniteti LGBT ndaj ndokujt? /tesheshi.com/