Presidenti kroat Zoran Milanoviç, i njohur për deklarimet e tij të forta dhe aspak të sheqerosura, tha qartazi se Shqipëria nuk është ende në BE vetëm për shkak të elementit musliman që dominon në popullatën e saj.
Presidenti i Kroacisë tha se nuk ka asnjë arsye të vetme reale, politike, të sigurisë apo ekonomike që Shqipëria të mos jetë në fund të negociatave tani dhe kjo është vetëm për shkak të paragjykimeve.
“Sa më shpejt që të jetë e mundur dhe nuk mund të theksoj sa e rëndësishme është që të bëheni pjesë e shoqërisë së BE-së dhe e vetmja arsye pse nuk është kështu janë paragjykimet, paragjykimet ndaj Ballkanit, paragjykimet ndaj muslimanëve….Mos gënjejmë; Shqipëria është e banuar nga shumica e njerëzve të besimit mysliman dhe kjo është bërë një problem i qartë në Evropën Perëndimore dhe ky është një fakt kundër të cilit mund të luftosh vetëm me fjalë”, tha Milanoviç, pasi priti homologun shqiptar Bajram Begaj, për koicidencë me emër tipik musliman. Bajram vjen nga turqishtja dhe do thotë festë.
Por këtë e ka kuptuar dhe vetë Rama, i cili hera herës e thonë në mënyrë diplomatike se ku ka ngecur problemi i Shqipërisë në raport me BE-në. /tesheshi.com/