Vitin e ardhshëm , në 2016, pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku fituesi i tyre do të shpallet më pas edhe presidenti i një ndër shteteve më të mëdha në botë.
Miliarderi amerikan, Donald Tramp, ka hedhur hapin e parë drejt nisjes së fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke konfirmuar synimin e tij për t’u përfshirë fillimisht në garën mes republikanëve për të dalë me një kandidat.
Përmes një deklarate për mediat, republikani Tramp tha se kishte ngritur një skuadër këshilltarësh që do të shqyrtonin me detaje mundësinë e kandidimit të tij.
“Kemi humbur respektin e gjithë botës. Unë jam i vetmi që mund të rikthej madhështinë e Amerikës”, – citohet të ketë thënë Tramp në deklaratën e tij.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi Donalt Trump shpreh dëshirën e tij për kandidimin në një post të tillë, por siç duket, këtë herë e ka më seriozisht se kurrë./tesheshi.com/