Arsenal po tregon ccdo ditë e më shumë se është pretendenti kryesor për titullin kampion në Premier League, pasi gjeti dhe formulën për të mposhtur ish-kampionët, skuadrën Manchester City, në Emirates Stadium (2-1).
Londinezët konkretizuan dy herë aksionet e tyre brenda pjesës së parë të lojës, përmes Walcott dhe Giroud.
Në fraksionin e dytë të lojës, citizens përdori tërë “arsenalin” për të gjetur rrugën drejt rrjetës, por qëllimi i Yaya Toure-s në minutën e 82-të ishte i pamjaftueshëm që të dalin me të paktën një pikë nga Emirates Stadium.
Topçinjtë, falë triumfit ndaj “qytetarëve”, pozicionohen në vendin e dytë me dy pikë më pak se Liecester City dhe katër pikë më shumë se rivali për titull, Manchester City.
/tesheshi.com/