Hashim Thaçi, pas zgjedhjes president ka bërë një veprim që vështirë se mund ta ketë paramenduar ndokush se mund të ndodh. Ai ende pa iu drejtuar deputetëve të Kuvendit ka shkuar te Teuta Rugova, vazja e presidentit të nderjë Ibrahim Rugova, të cilës ia ka dhuruar buqetën e luleve që ia dha atij deputetja e PDK-së Flora Brovina për zgjedhjen president.
Ky ishte veprimi i parë i Thaçit si president i zgjedhur, i cili mori shumë duartrokitje nga të gjithë deputetet.
Teuta ia zgjati dorën Thaçit derisa ky i fundit ia la buqetën me lule tek ulësja.
Por, a thua pse Thaçi vendosi ta bëj një gjest të tillë?
/tesheshi.com/