Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se e ka tejet të vështirë të largohet nga “godina luksoze” e Qeverisë së Kosovës.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë që kur është formuar Qeveria e Kosovës, ndërsa Thaçi nuk i ka kaluar as pesë ditë pune në zyrën e ministrit të Jashtëm, që ndodhet në objektin ku dikur ka qëndruar administrata e UNMIK-ut – përballë Pallatit të Rinisë.
Ndërkohë që kolltuku i ministrit të Jashtëm rri pa “të zotin”, Thaçi është “pozicionuar” në zyrën e zëvendëskryeministrit – një kat mbi atë të kryeministrit.
Njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), që ka folur në kushte anonimiteti i ka thënë portalit TeSheshi se prej se është larguar nga posti ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, zyra e tij ka mbetur e thatë, ndërsa ministri i ri, Thaçi, nuk është duke “dalë në punë” fare.
“Thuajse askush prej kolegëve të mi se ka pa që ka dalë në punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjithë kohën ose është jashtë Kosovës ose në zyrën e zëvendëskryeministrit”, ka thënë ai.
Thuajse, ndër rastet e vetme që media ka raportuar se ministri Thaçi ka qëndruar në MPJ është ai kur ministri i ri po e merrte detyrën nga paraardhësi i tij – Enver Hoxhaj.
Në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës – gjatë mandatit të kaluar qeverisës, Hashim Thaçi kishte tre zëvendëskryeministra, të cilët njëkohësisht ishin edhe ministra: Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Sllobodan Petroviç, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Që të tre këta ish-zëvendëskryeministra, përfshirë edhe Kuçin, që është cilësuar si “krahu i djathtë” i Thaçit., gjatë gjithë mandatit qeverisës kanë qëndruar në ministritë që i kanë drejtuar dhe jo në zyrën e zëvendëskryeministrit – afër asaj të kryeministrit.
Gjatë ditës së djeshme portali TeSheshi ka kontaktuar me zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të mësuar më shumë se si e organizon ditën ministri Thaçi, ku rri më shumë, pse ka zgjedhur njërën zyre dhe ka lënë “pas dore” tjetrën, sa këshilltar ka dhe cilët në cilin dikaster dhe për çfarë fushe janë angazhuar, por tash e njëzetekatër orë nuk ka marrë përgjigje zyrtare.
Aktualisht kryeministri Isa Mustafa, përveç ministrit Thaçi e ka një zëvendës të tij – Kujtim Shala, i cili mbanë edhe pozitën e ministrit të Kulturës dhe i cili pothuajse në vazhdimësi rri në kabinetin ministrit dhe jo në zyrën e zëvendëskryeministrit./TeSheshi/
Hi! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine
Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Thanks! I saw similar article here: Wool product