Demokratët që po protestojnë para kryeministrisë për rrëzimin e Ramës, po shfrytëzojnë 26-vjetorin e rrëzimit të monumentit të dikatorit Hoxha për ta karikuar akoma dhe më shumë politikisht elektoratin.
Paraditen e sotme, brenda çadrës ku ata qëndrojnë po sillet në vëmendje pikërisht kjo ditë duke u revokuar kujtime protagonistësh të kohës.
Ndër ta ishte dhe Preç Zogaj që tha se monumenti i djeshëm sot është ai i zgjedhjeve të vjedhura që duhet rrëzuar.
Me këtë rast, Zogaj shënoi dhe rikthimin e radhës në PD-në, partinë në të cilën u angazhua që në fillim të lëvizjes demokratike duke u rikthye e sërish larguar prej saj përgjatë 25 viteve.
Kjo atmosferë riktheu dhe njëherë thirrjen e harruar tashmë “Liri- Demokraci”, si dhe “Azem ti je gjallë”. /tesheshi.com/