Gruaja në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, shpalli si “tradhëtarë” ato emra nga lista e partisë së saj të cilët kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.
“Mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona, ne do t’i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”, tha Kryemadhi, gjatë një takimi me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim. Sipas saj, ata janë joshur nga qeveria për ta pranuar mandatin e hyrë në parlament.
Fjala është fillimisht për tre emra nga lista e Elbasanit. /tesheshi.com/