Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson pranimin e pagesave në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore një ndihmë tejet të madhe për fermerët. Në një prononcim për mediat, z. Vasili thekson se propozimi i LSI-së shpreh pikërisht vullnetin e fermerëve shqiptarë.
“Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët. Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve”, tha z. Vasili.
Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë si jetik për ekonominë shqiptare, z. Vasili theksoi se fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve bujqësore.
“Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektor jetik për ekonominë kombëtare”, tha z. Petrit Vasili, Kryetar i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. /tesheshi.com/