Gazeta italiane La Repubblica ka bërë të ditur një fakt të kurioz në morinë e artikujve përpara ndeshjes Itali-Shqipëri.
Duke intervistuar trajnerin Italian, Giampiero Ventura, La Repubblica, vë në dukje statistikën se Italia nuk ka humbur asnjëherë në stadiumin “Renzo Barbera” përveç një rasti në vitin 1994 kur axurrët u shpartalluan nga kroatët e Davor Shukerit e Zvonimir Bobanit, që në atë kohë ishin vërtet një suprizë ballkanike.
Trajneri italian thekson se ka mundësi të aktivizojë dy lojtarët e rinj përballë skuadrës shqiptare të italianit de Biazzi, Belottin e Immobilen.
Nga 35 mijë tifozë që do të jenë present në Palermo, 13 mijë do të jenë shqiptarë, por La Repubblica thekson se ka shumë gjasa që të jenë më shumë të “fshehur” në radhët e tifozerisë italiane. /tesheshi.com/