Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me krijimin e Task Forcës anti-krim, që do veprojë me ndihmën e ekspertëve të FBI-së, për të cilën folën dhe Lu e Vllahutin.
Rama ka lënë të kuptuar se vërtet po vjen kohë e re prangash, e ku ajo çfarë po ndodh në politikën e ditës është një tjetër formë për të penguar atë që ai e quan “drejtësi e re”
“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe – LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen”, ka shkruar Rama në FB. /tesheshi.com/